Auto&Tech
Amazon ndryshon logon që ngjante me Adolf Hitler
Demokracia
15:02 | 04 Mars 2021

Share:

Amazon ka ndryshuar logon e saj kryesore të aplikacionit për blerje, pasi komentuesit thanë se ridizajnimi i fundit e bëri atë të duket si Adolf Hitler.

E lansuar në janar, ikona përshkruan një shirit blu mbi një logo buzëqeshjeje të Amazon.

Por disa vëzhgues thanë se logo ngjante me mustaqet e dikatorit nazist, Adolf Hitler.

Gjiganti i teknologjisë tani ka ndryshuar modelin në një shirit blu të palosur, pas reagimeve të klientëve. /Demokracia.com/

Të ngjashme