Lajme
Konfirmohet mbajtja urgjente e mbledhjes së KS të OKB-së, Rusia del me kërkesë absurde
Demokracia
01:18 | 22 Shkurt 2022

Share:

Tashmë është konfirmuar se mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së rreth Ukrainës do të mbahet nga ora 3:00 me kohën tonë lokale.

Kjo mbledhje vjen pasi u kërkua nga Ukraina, pas veprimeve ilegale të Rusisë në territorin e saj.

The Guardian raporton se Rusia, që është udhëheqësja aktuale e Këshillit ka njoftuar që mbledhja do të bëhet në dyer të mbyllura.

Ndërkohë, SHBA, Britania e Madhe, Franca, Irlanda, Norvegjia dhe të tjerët po kërkojnë që mbledhja të jetë publike.

Kjo është përplasja e parë rreth çështjes në Këshill të Sigurimit dhe mbetet të shihet se si do të përfundojë e gjithë ngjarja pas pak.

Biden e nënshkruan Urdhrin për Rusinë, thotë se po konsultohet me aleatët për hapat e ardhshëm

 

Të ngjashme