Pas një eksperience gjashtëmujore në Francë me skuadrën e Lyon, Xherdan Shaqiri vendosi të transferohej në Amerikë, tek klubi i Chicago Fire.
30-vjeçari i lindur në Gjilan u josh nga oferta bujare e amerikanëve teksa ka firmosur një kontratë deri në vitin 2024, nga e cila do të fitojë 4.6 milionë dollarë në sezon.
Por, kjo shifër mund të shkojë edhe në 7 milionë pasi në kontratë janë përfshirë edhe bonuse të shumta të cilat mund të arrihen nga ana e sulmuesit. Ndërkaq, në prezantim Shaqiri është shprehur i lumtur për aventurën e re ndërsa thekson se kërkon të fitojë trofe me ekipin e MLS. “Mua më pëlqen shumë të punoj me djem të rinj, është e rëndësishme të ndash eksperiencën tënde dhe në këtë formë mund të ndihmoj skuadrën.
Dua që me Chicagon të shkojmë në play-off dhe kam objektiv të fitoj trofe me këtë klub”m u shpreh Shaqiri. Sakaq, ish-lojtari i Bayern Munich, Liverpool apo Inter është pritur me shumë entuziazëm nga tifozët e tij të rinj ndërsa nuk ka ngurruar t’i përshëndesë ata nga afër. /Demokracia.com
A proper Chicago welcome for @XS_11official! #cf97 pic.twitter.com/plUCU9XphD
— Chicago Fire FC (@ChicagoFire) February 20, 2022