Sot ka ardhur goli i tretë i Rey Manajt në Serie A këtë sezon.
Sulmuesi i Shqipërisë, i hedhur në fushë titullar nga Motta në sfidën ndaj Bologna-s së Mihajlovic në
“Dall’Ara”, ka arritur të shënojë në minutën e 12-të. Zbritje e mrekullueshme në të majtë të Reca-s, i cili arrin në fund dhe kroson një trajektore të bukur në qendër të zonës: Manaj i merr kohën Binks dhe Theate dhe me kokë e devijon topin duke mposhtur Skorupski.
Megjithatë, rreth fundit të pjesës së parë, Arnautovic gjen golin me Bologna-n, që mungonte prej shumë kohësh.
Lëvizje e shkëlqyer e qendërsulmuesit, i cili i fiton kohën Erlicit. Provedel nuk mund të bëjë asgjë, 1-1. /Demokracia.com