Napoli arriti të barazojë në minutat e fundit të takimit përballë Cagliarit, për të mos dalë pa pikë nga kjo transfertë.
Gjithsesi, ekipi i drejtuar nga Spalletti e humbi mundësinë për të barazuar Milanin në krye të tabelës.
Këtë javë shikohet fakti që asnjë prej pretendentëve nuk kanë fituar, përfshirë këtu dhe Juventusin me Atalantën.
Nga ana tjetër, për Cagliarin kjo është një pikë shumë e rëndësishme në garën për mbijetesë. /Demokracia.com