Raportet e inteligjencës sugjerojnë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po synon të nisë një pushtim të Ukrainës, ka thënë një zëdhënës i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, në një konferencë për media.
“Inteligjenca që po shohim sugjeron se Rusia synon të nisë një pushtim dhe se plani i Presidentit Putin tashmë ka filluar”, u tha zëdhënësi gazetarëve, raporton BBC.
Zyrtarët ukrainas po përpiqen të frenojnë rrjedhën e akuzave shpërthyese që vijnë nga separatistët pro-rusë në Donbas.
Gjatë mëngjesit të së hënës, ata u detyruan të mohojnë raportet se një postë kufitare ruse ishte ishte sulmuar nga forcat ukrainase dhe se pesë ushtarë ukrainas ishin vrarë dhe dy transportues të blinduar ukrainas u shkatërruan kur u larguan përtej kufirit në territorin rus afër Rostovit.
Nuk ka asnjë provë që sugjeron se njëra prej këtyre ka ndodhur.
“Diçka po përgatitet, por 200 mijë ushtarë s’janë të mjaftueshëm ta pushtojnë Ukrainën”