Është anuluar seanca e rigjykimit e paraparë të mbahet të hënën në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për rastin ku Naser Pajazitaj akuzohet për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.
Në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), thuhet se lidhur me dështimin e kësaj seance, urdhëresa për përcjelljen e personit në fjalë për në Gjykatë është ardhur me vonesë, dhe si pasojë e kësaj SHKK thotë nuk ka pasur asnjë njësi të lirë për ta zbatuar urdhëresën.
“Bazuar në Rregulloren e Brendshme të Punës, Urdhëresa duhet të pranohet së paku 72 orë më herët, me qëllim që përcjelljet të planifikohen me kohë dhe me prioritet, ndërsa urdhëresa në fjalë është pranuar më 18.02.2022, ora 15:15 për tu realizuar sot më 21.02.2022”, thuhet në reagimin e SHKK-së.
Njoftimi i plotë:
Sqarim për shkrimet e publikuara në media lidhur me dështimin e mbajtjes së seancës për Rastin “Donjeta Pajaziti”
Pas këtij shkrimi të publikuar në portale, Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se Urdhëresa për përcjelljen e personit në fjalë për në Gjykatë është ardhur me vonesë, dhe si pasojë e kësaj SHKK nuk ka pasur asnjë njësi të lirë për ta zbatuar urdhëresën.
Bazuar në Rregulloren e Brendshme të Punës, Urdhëresa duhet të pranohet së paku 72 orë më herët, me qëllim që përcjelljet të planifikohen me kohë dhe me prioritet, ndërsa urdhëresa në fjalë është pranuar më 18.02.2022, ora 15:15 për tu realizuar sot më 21.02.2022.
SHKK do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të saj në përshtatshmëri të vazhdueshme me ligjet e aplikueshme në vend./Demokracia.com/