Kuriozitete
E gjithë lagja në Mumbai në festë, pas kthimit të qenit që ishte zhdukur për një javë
Demokracia
12:40 | 21 Shkurt 2022

Share:

Një lagje e Mumbait mund të shihet duke festuar për kthimin e sigurt të një qeni që ishte zhdukur për një javë.

Dhe momenti kur qeni u kthye në qytetin indian ishte një gëzim për të gjithë, ndërsa njerëzit – shumë prej tyre prej ballkoneve të banesave të tyre – brohorasin për kthimin e tij të sigurt.

Siç edhe mund të shihet, kur qeni endacak del nga makina, ai drejtohet me zinxhir, ndërsa në sfond dëgjohen më shumë brohoritje.

Një grua në rozë mund të shihet duke i ofruar diçka qenit përpara se ai të vrapojë në anën tjetër të rrugës, përcjell Telegrafi.

Ajo ndjek qenin dhe më pas atë e përkëdhel një djalë, i cili gjithashtu është i lumtur që e sheh të sigurt dhe mirë qenin e zhdukur për një kohë.

Videoja përfundon me një burrë duke përkëdhelur qenin e bardhë me njolla kafe.

Të ngjashme