Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim i ka drejtuar sot një pyetje kandidatëve në zgjedhjet e pjesshme vendore rreth marrëdhënies së tyre me votuesit.
Kim në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka pyetur kandidatë se çfarë po i premtojnë votuesve saktësisht, nëse mbështeten nga dikush që është i përcaktuar publikisht nga SHBA si person non-grata.
“Pyetje për kandidatët: Nëse mbështetësi juaj kryesor është dikush i përcaktuar publikisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor, çfarë po u premtoni votuesve saktësisht? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin Shtetet e Bashkuara?”, ka shkrua Kim.
Kujtojmë se Shqipëria pritet të mbaj zgjedhje të pjesshme vendore në gjashtë bashki të vendit – Shkodër, Dibër, Durrës, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnjë.
Questions for candidates: If your main sponsor is someone designated by the US for significant corruption, what exactly are you promising voters? Who will own you if you win and what will you owe them? What should Albanians expect? What should the US expect?
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) February 21, 2022