Futbollisti kosovar, Suad Sahiti, nga sot ka skuadër të re.
Sulmuesi anësor është lojtar më ri i Shibenikut, duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2023.
Sahiti së fundmi është aktivizuar në skuadrën boshnjake Zrinjski Mostar.
26-vjeçari do të veshë fanellën me numrin 77, dhe pas shumë vitesh ai do të luajë së bashku me vëllain e tij Emirin.
Lajmin e ka bërë të ditur vet skuadra kroate Shibenik.
Sahiri karrierën e tij profesionale e filloi në Maqedoni, më saktësisht në Rabotniçki, ku regjistroi 70 paraqitje, duke shënuar 8 gola dhe 6 asistime.
Ai bëri karrierë edhe në Poloni te Wisla Plock.