Sport
Nuk mjafton goli i Muriqit, Mallorca mposhtet nga Betisi
Demokracia
20:37 | 20 Shkurt 2022

Share:

Mallorca ka dal e mposhtur nga fusha e Betisit me rezultat 2:1, derisa edhe në këtë takim protagonist në fanellën e Mallorcas ishte Vedat Muriqi, shkruan Demokracia.com.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka sjell shumë telashe për mbrojtjen e Betisit ndërsa anë minutën e 75-të gjeti edhe golin e barazimit 1:1, por në minutën e 82-të vendasit rikthyer epërsinë përmes penalltisë e cila edhe e vendosi ndeshjen.

Ky ishte goli i dytë i tij në fanellën e Mallorcas që kur u transferua në janar nga Lazio.

Betisi pas këtyre tri pikëve është në pozitën e  tretë me 46 pikë, ndërsa Mallorca në pozitën e 16 me 26 pikë. /Demokracia.com

 

Të ngjashme