Lajme
Shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, LVV-ja merr gati 50 për qind të votave
Demokracia
11:19 | 04 Mars 2021

Share:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka bërë të ditur se në bazë të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën më 14 shkurt, Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese e këtyre zgjedhjeve, raporton Demokracia.com.

Sipas Dakës, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që të marrë 438 mijë e 334 mijë vota apo  49.95 për qind.

Pas saj është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 148 mijë e 296 vota apo 16.9 për qind, LKD ka marrë 110 mijë e 978 vota apo 12.64 për qind, AAK 62 mijë e 111 vota apo 7.078 për qind ndërkaq Lista Serbe ka marrë 44 mijë e 404 vota apo 5.06 për qind. /Demokracia.com/

Të ngjashme