Ndërsa përkeqësimi i marrëdhënieve Rusi-Ukrainë po tërheq vëmendjen e botës, janë publikuar pamje të drejtpërdrejta nga sheshi Maidan në Kiev, Ukrainë.
CGTN Europe po transmeton video drejtpërdrejtë nga ky shesh, derisa shihet që situata është e qetë.
Sipas vlerësimit të fundit të inteligjencës amerikane, Rusia tani ka afër 75% të forcave të saj konvencionale të vendosura kundër Ukrainës, tha për CNN një zyrtar amerikan me njohuri të drejtpërdrejta të inteligjencës.
Përqendrimi i forcave brenda distancës goditëse të Ukrainës është shumë i pazakontë dhe pjesë e arsyes që SHBA beson se Rusia është gati për të sulmuar, tha zyrtari.