Skuadra e Inzaghit Interi po has vështirësi të jashtëzakonshme dhe ka pësuar dy gola brenda 28 minutash në sfidën ndaj Sassuolos.
Kaluan vetëm 8 minuta dhe Sassuolo kaloi menjëherë në epërsi në San Siro: Lopez i vjedh topin Calhanoglu dhe i shërben Raspadorit, i cili e mposht Handanovic duke ia futur topin mes këmbëve
Por, spektakli i ekipit te Dionisit nuk mbaron me kaq sepse 20 minutash, vjen edhe goli i dytë i miqëve. Krosim i Traores për Scamacca i cili del pas Dimarco dhe godet me kokë.
Topi qëllon shtyllën dhe shkon në rrjeten e portës se Handanovic. /Demokracia.com