Sport
Barcelona nis të dhurojëi spektakël, fiton bindshëm në “Mestalla”
Demokracia
18:32 | 20 Shkurt 2022

Share:

Barcelona e Xavi Hernandez merr një fitore me shumë vlera në një nga fushat më të vështira duke mundur Valencian me rezultatin e thelle 1-4 në Mestalla, aty ku shkëlqeu Aubameyang…

Dy gola për sulmuesin e ardhur në merkaton e janarit si transferim i lirë nga Arsenali. Në fillim me të djathtën e tij, më pas brenda zonës pas një pasimi të bukur nga krahu.

Në mes goli i Frenkie De Jong, ndërsa në pjesën e dytë Soler mundohet që të ngushtojë shifrat dhe rihapë sfidën por goli i bukur i Pedrit shuan shpresat dhe vulos suksesin për katalanasit, që tashmë kanë 9 ndeshje radhazi që nuk humbasin, që ndaj Betisit. /Demokracia.com

Të ngjashme