Sport
Prishtina në krizë, vetëm gjashtë pikë larg vendit që dërgon në Ligën e Parë
Demokracia
17:39 | 20 Shkurt 2022

Share:

Humbja e sotme në sfidën ndaj Ballkanit është e katërta radhazi për Prishtinën në Superligën e Kosovës në futboll dhe ajo tash duhet të mendoj të luftojë për ekzistencë.

Derisa ekipi gjatë afatit kalimtar të janarit bëri disa ndryshime duke pretenduar se po përforcohet për të luftuar për titull në fakt ajo tash e sheh vetën në luftë për ekzistencë, shkruan Demokracia.com.

Prishtina tash është në pozitën e  gjashtë në tabelë me 24 pikë, vetëm 6 rag vendit të parafundit që dërgon në Ligën e Parë.

Javën e ardhshme, Prishtinën e pret një tjetër ndeshje shumë e vështirë ku ndeshet me Drenicën në udhëtim dhe një humbje e radhës do të ishte tejet e vështirë për tu rikuperuar në vazhdim. /Demokracia.com

Të ngjashme