Sport
Ja si duket jahti superluksoz i Ibrahimovicit, ka fushë futbolli dhe një palestër brenda
Demokracia
10:54 | 04 Mars 2021

Share:

Futbollisti boshnjak me pasaportë suedeze, Zlatan Ibrahimovic i cili ishte mysafir i festivalit të Sanremos të hënën mbrëma, shkoi me një jaht që kushton hiç më pak se 20 milionë euro, shkruan Demokracia.com.

Zlatan i cili po qëndron në jahtin “Unknown” me tre miq të tij, ka mahitu me pamjen e jahtit.

Ai është superluksoz i cili posedon pothuaj gjithçka, madje edhe fushë futbolli.

Futbollisti i Milanit i cili e bleu jahtin verën e kaluar, është 100 metra i gjatë dhe ka një palestër pranë dhe një fushë të vogël futbolli.

Jahti mund të strehojë dhjetë mysafirë të rregulluar në pesë kabina. /Demokracia.com

 

Të ngjashme