Tifozët e futbollit kanë mbledhur 4000 £ për një 6-vjeçar, i cili i dërgoi një shënim të ndjerë dhe 26£ lojtarit të tij të preferuar.
Joe, një tifoz i futbollistit Harry McKirdy që luan me ekipin Swindon Town, i dërgoi atij një letër ku e përgëzonte për lojën dhe me trishtim shkruante se mamaja e tij nuk kishte pasur mundësi ta çonte në stadium që të shikonte ndeshjen.
Në letrën në fjalë thuhej: “Mamaja nuk ka para të më sjellë në ndeshjet e Sëindon sepse nuk i mjaftojnë paratë për ushqim dhe duhet të paguajë për darkën time në shkollë. Më pëlqen Swindon Town Harry McKirdy. Do të vij një ditë ta shoh. Joe 6 ½ vjeç.”
Futbollisti më pas ndau letrën në rrjetet sociale me shpresën për të gjetur Joe, pasi donin ta kontaktonin, por nuk kishin adresë kthimi. Pati një reagim të menjëhershëm nga komuniteti i futbollit, në më pak se 24 orë, më shumë se 350 tifozë të klubeve si Liverpool dhe Manchester City, dhuruan deri në 50 £ secili në një faqe për mbledhjen e fondeve me dëshirën e mirë që vogëlushi të kishte mundësi të shikonte skuadrën e preferuar në ndeshjen e ardhshme.
Dhurues në këtë mbledhje fondesh pati edhe nga SHBA.
Faqja e mbledhjes së fondeve u krijua nga Mark Bevan me titull: “Swindon Town FC është kontaktuar nga një djalë i ri i quajtur Joe, i cili fatkeqësisht nuk ka privilegjet që të ndjekë ndeshjet e futbollit! Këtu bashkohet futbolli.”