Superliga e Kosovës në futboll sivjet duket më interesante se kurrë.
Lufta si për titull ashtu edhe për ekzistencë është tejet e madhe dhe kjo ka bërë të kemi ndeshje mjaft joshëse dhe të luftuar shumë. E tillë pritet të jetë edhe java e 23-të e cila hapet ditën e premte, shkruan Demokracia.com.
Vëmendja do të jetë në Suharekë aty ku ndeshën Ballkani e Drenica. Ky takim ishte paraparë të luhet të dielën por me kërkesë të Drenicës, për shkak manifestimit të Epopesë së UÇK-së, takimi luhet nesër.
Të dyja skuadrat kanë shumë nevojë për pikë pasi pozicioni i tyre në tabelë nuk iu jep shumë mundësi. Ballkani po lufton për vendin e parë dhe një gabim tjetër do të ishte pothuaj fatal për ekipin e Shkëmbit. Në anën tjetër Drenica e ka të domosdoshme fitore, ndryshe e rrezikon shumë mbijetesën.
Takimi tjetër i ditës së sotme është ai ndërmjet Besës e Trepçës ’89, ku me të drejtë mitrovicasit llogaritën favoritë të mëdhenj.
Të dyja ndeshjet nisin nga ora 13:00. /Demokracia.com