Sport
Arsenali fiton pastër ndaj Brentfordit, Chelsea merr tre pikë në “frymën e fundit”
Demokracia
17:56 | 19 Shkurt 2022

Share:

Arsenali dhe Chelsea kanë shënuar fitore në kuadër të javës së 26-të në Premierligë.

Arsenali triumfoi me rezultat të pastër 2:1 kundër Brentfordit në “Emirates”, shkruan Demokracia.com.

Golat e fitores për “Topçinjtë” i realizuan Smith Rowe (48’) dhe Saka (79’). Golin e “nderit” për mysafirët e shënoi Norgaard nga penalltia në minutën e pestë shtesë.

Me këtë fitore Arsenali është në vendin e gjashtë me 42 pikë, ndërkaq Brentford pozicionohet në pozitën e 14-të me 24 pikë.

Fitore, por shumë më të vështirë se Arsenali ka marrë edhe Chelsea që fitoi në udhëtim te Crystal Palace 0:1.

Golin e fitores “Blutë” e Londrës u desh të presin deri në minutën e 89-të të takimit.

Autor i golit që solli tri pikë në kampin “Blu” ishte Ziyech.

Chelsea ka 50 pikë në vendin e tretë, ndërkohë 26 pikë ka Crystal Palace në pozitën e 13-të. /Demokracia.com/

Të ngjashme