Gabimi i mbrëmshëm i Milanit me Udinesën (1:1), ka bë që Interi të ketë një rast të mirë të shkëputet në renditjen tabelore, shkruan Demokracia.com.
Zikaltrit sonte ndeshen me Parmën dhe një fitore e radhës do të bënte që ata të shkëputen në gjashtë pikë nga ndjekësi Milan.
Gjithsesi, për pikë ka shumë nevojë edhe Parma që është në zonën e rënies nga Liga.
Ndeshja nis nga ora 20:45 dhe me të drejtë pritet takim i fortë edhe pse Interi është favorit i madh. /Demokracia.com