Sport
Uzuni shkakton penallti në Spanjë, gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq, por shpëton falë VAR-it
Demokracia
16:23 | 19 Shkurt 2022

Share:

Granada po përballet me Villarrealin në fushën e saj për sfidën e javës së 25-të të La Liga.

Myrto Uzuni u aktivizua nga stoli këtë përballje, pasi u fut në minutën e 15-të.

Sulmuesi shqiptar shkaktoi një penallti, duke i mohuar një gol të sigurt kundërshtarit.

Gjyqtari e pa këtë ndërhyrje si një karton të kuq, por VAR nuk e mendoi kështu, duke e ndëshkuar sulmuesin vetëm me të verdhë.

Gjithsesi Villarreali shënoi nga pika e bardhë, duke kaluar në avantazh, teksa aktualisht ka përfunduar pjesa e parë me shifrat 0-2.

Të ngjashme