Sonte do të jetë një mbrëmje tejet interesante në Premierligën angleze, shkruan Demokracia.com.
Liverpool – Chelsea është përballja e sotme e cila pritet të sjellë një ndeshje të zjarrtë. Ani pse lufta për titull duket e mbaruar me një Manchester City të pakapshëm deri tash, gjithsesi, gara mbetet shumë e ashpër për vendin në Champions League.
“The reds” vijnë me petkun e kampionëve në fuqi, por këtë sezon kanë bërë shumë gabime dhe janë tërësisht jashtë luftës për titull.
Nga ana tjetër Chelsea po luan shumë mirë me trajnerin gjerman Thomas Tuchel, por në dy javët e fundit kanë regjistruar dy barazime, duke ulur disi ritmin.
Kjo ndeshje do të jetë në njëfarë formë luftë gjermane pasi të dyja klubet udhëhiqen me trajnerë gjermanë. Ndeshja nis nga ora 21:15 dhe nuk ka asnjë arsye të mos pritet një lojë tejet atraktive.
Përveç kësaj ndeshjeje sonte luhen edhe dy takime tjera, Tottenhami është mysafir i Fulhamit nga ora 19:00 ndërsa po në të njëjtën kohë nis ndeshje tjetër West Brom – Everton. /Demokracia.com