Pesë persona janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë Themelore Themelore të Shtetit në Ulqin, duke përfshirë edhe kreun e kësaj komune, Ljoro Nrekic.
Mediumi “Vijesti”, raporton se përvec Nrekic është arrestuar edhe Sead Osmanović, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal (OO) të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Ulqin; Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit; Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit; Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit, raporton Demokracia.
Siç shkruan mes tjerash ky medium, të njëjtit janë arrestuar nën dyshimin për punësimet në parti.
Sipas të njëjtit informacion, prokuroria i akuzon ata për punë nga pakujdesia në shërbim./Demokracia.com