Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.
Në njoftimin e IHMK-së thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, përcjell Demnokracia.com.
“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit”, thuhet në njoftim./Demokracia.com/