Kuriozitete
Del në shitje arma për fëmijë, kushton rreth 400 dollarë
Demokracia
15:30 | 19 Shkurt 2022

Share:

Një prodhues armësh në Ilinois të Shteteve të Bashkura të Amerikës ka prezantuar një armë të modelit AR 15 për fëmijë, që e ka quajtur JR – 15. E nxjerrë në treg arma shoqërohet me frazën: Funksionon pikërisht si arma e mamit dhe e babit, shkruan Daily Mail

Arma në fjalë është 20%  më e vogël se ajo normalja dhe peshon më pak se një kilogram, por prodhuesi i saj, premton se arma ka të njëjtën fuqi vdekjeprurëse të versionit të saj me madhësi normale. Për të mos harruar se kjo armë i kushtohet fëmijëve, ajo është dekoruar me një kafkë dhe një biberon në versionin për vajzat dhe djemtë.

Sips prodhuesve arma i lejon të rriturit që të mësojnë fëmijët si të qëllojnë. Karikatorët kanë 5 deri në 10 fishekë, dhe kushton 389 dollarë, përcjell abcnews.al.

Mbështetësit e kontrollit të armëve kanë reaguar të tmerruar për idenë e një arme për fëmijë, sidomos në një moment që dhuna nëpër shkolla është shumë e pranishme. Modeli i kësaj arme për të rriturit është përdorur për 11 vrasje masive në Shtetet e Bashkura të Amerikës që nga 2012.

Vetëm mes gushtit dhe dhjetorit të 2021 janë regjistruar 136 episode me të shtëna me armë zjarri në kampuse shkollore në vend.

Të ngjashme
Kuriozitete • 09 Maj 2025