Sport
Xherdan Shaqiri mban stërvitjen e parë me Chicago Fire
Demokracia
14:25 | 19 Shkurt 2022

Share:

Xherdan Shaqiri e ka kompletuar seancën e parë stërvitore me skuadrën e re, Chicago Fire.

Futbollisti shqiptar të premten (sot) e ka zhvilluar stërvitjen e parë me bashkëlojtarët e ri, përcjell Demokracia.com.

Anësori nga Zhegra e Gjilanit u shpreh i lumtur edhe me grupin e bashkëlojtarëve në një intervistë për faqen zyrtare të klubit.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe po ushtroj me djemtë dhe ekipin në tërësi. Është një grup i mirë dhe të gjithë janë të lumtur. Mezi presim që të nis sezoni”, tha fillimisht Shaqiri.

“Dua vetëm të jem i suksesshëm, dua ta ndihmoj skuadrën të rritet. Dua që ta shfaq eksperiencën time edhe te lojtarët e rinj dhe dua të fitoj ndeshje. Dua të rritem bashkë me këtë klub. Mezi pres të filloj dhe dua të jem i suksesshëm”, shtoi ai.

Xherdan Shaqiri iu bashkua klubit të MLS në afatin kalimtar të janarit pas aventurës gjashtë mujore te Lyoni./Demokracia.com/

Të ngjashme