Sport
Drita-Llapi, kryendeshja e xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës
Demokracia
09:05 | 19 Shkurt 2022

Share:

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon këtë vikend me ndeshjet e javës së 20-të, ku vëmendja kryesore dë të jetë te derbi i zjarrtë ndërmjet Llapit dhe Dritës.

Ky ballafaqim zhvillohet sot duke filluar nga ora 13:00, transmeton KosovaPress.

Llapi që ka marrë një trajektore të madhe në rezultatet pozitive po kërkon që me një fitore eventuale ndaj skuadrës gjilanase të futet seriozisht në luftë për titull.

Skuadra e Batatinës ka pesë pikë më pak se rivali i sotëm Drita e cila po ashtu është lidere e tabelës me 37 pikë.

Sfida tjetër e ditës së sotme është ajo ndërmjet Ulpianës dhe Malishevës që po ashtu fillon nga ora 13:00.

Të ngjashme