Sonte u raportua për vrasjen e një zyrtari policor në fshatin Zllatar të Prishtinës.
Demokracia.com raportoi më herët së bëhet fjalë për policin Lirim H., i cili humbi jetën pasi u plagos aksidentalisht nga arma e zjarrit.
Sipas burimeve tona, ngjarja ka ndodhur në një vilë në Zllatar ku ishin mbledhur disa policë për qejf.
Burimet thonë se festa u kthye në tragjedi ku njërit nga zyrtarët policorë i shkrep arma e zjarrit dhe plagos policin L.H., ashtu siç raportoi Demokracia.com më herët.
Detaje tjera nga vrasja e policit në Prishtinë, mësohet identiteti i tij
Tashmë në QKUK është një numër i madh i policëve. /Demokracia.com/