Sport
Juventusi barazon me Torinon, Vojvoda i pazëvendësueshëm
Demokracia
23:42 | 18 Shkurt 2022

Share:

Juventusi dhe Torino janë ndarë baras në derbin lokal.

Të premten mbrëma, skuadrat torineze u ndanë baras me rezultatin 1:1, në kuadër të xhiros së 26 të elitës së futbollit të Italisë, Serie A.

Për skuadrën vendëse realizoi qendërmbrojtësi Matthijs de Ligt në minutën e 13, kurse Andrea Belotti i barazoi shifrat në minutën e 62.

Mërgim Vojvoda ishte titullar dhe e kompletoi një tjetër ndeshje me Torinon. Etrit Berisha ishte në stol te vizitorët.

Juventusi ka 47 pikë në vendin e katërt, ndërsa Torino mbetet në mesin e tabelës me 33 pikë.

Të ngjashme