Klubi i Basketbollit Prishtina ka nënshkruar me basketbollistin amerikan, Da’Quan Cook.
Qendra amerikane, 206cm i gjatë do të jetë forcë shtesë nën koshin kryeqytetas me një përvojë të madhe në Evropë, Amerikë, Afrikë dhe Azi, shkruan Demokracia.com.
Cook, 34 vjeq ka qenë pjesë e skuadrave nga Franca, Kanada, Bullgaria, Kazakistani, Kina, Katari dhe së fundmi në Arabi Saudite.
Me skuadrën Al-Khor ka luajtur me mesatare prej 17.2 pikëve, 7.7 kërcimeve, kurse në Kinë te skuadra Anhui dhe për 21 ndeshje pati mesatare monstruoze prej 17.1 pikësh, 15 kërcimesh.
Paraqitje të mira ka pasur edhe në Kanadë ku për 36 ndeshje me Niagara River Lions arriti mesatare prej 13.2 pikëve dhe 6.8 kërcimeve./Demokracia.com/