Sport
“Kokëdhembje” për Nuhiun, kjo është mungesa e madhe e Dritës ndaj Llapit
Demokracia
16:30 | 18 Shkurt 2022

Share:

Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka folur sot në një konferencë për media, një ditë para derbit me Llapin.

Drita dhe Llapi do të përballen të shtunën nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan, në kuadër të javës së 20-të, shkruan Demokracia.com.

Nuhiu teksa u deklarua për këtë përballje të cilën e konsideroi shumë të vështirë për skuadrën e tij, ai konfirmoi edhe një mungesë të madhe.

Mesfushori mitrovicas, Muharrem Jashari nuk është i gatshëm për duelin e së shtunës.

Nuhiu konfirmoi se Jashari ankon nga një shqetësim, por që nuk është diçka serioze.

Përveç Jasharit, të gjithë futbollistët e tjerë të Dritës janë të gatshëm për t’u ndeshur me të besuarit e Tahir Batatinës./Demokracia.com/

Të ngjashme