Sport
Mërgim Berisha shënon përsëri, kualifikon Salzburgun në finalen e kupës
Demokracia
23:03 | 03 Mars 2021

Share:

Red Bull Salzburg është kualifikuar në finalen e Kupës së Austrisë në futboll.

Skuadra austriake u kualifikua në finale pas fitores së sontme ndaj Sturm Grazit, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e zhvilluar në “Merkur-Arena” i takoi RB Salzuburgut me rezultat bindës, 0:4.

Njërin prej golave për mysafirët e shënoi edhe sulmuesi nga Kosova, Mërgim Berisha.

Berisha shënoi në minutën e 72-të të ndeshjes.

Ndryshe, në finale, RB Salzburgu do të përballet me LASK-un. /Demokracia.com

Të ngjashme