Reimsi ka regjistruar fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në elitën e futbollit francez.
Në kuadër të javës së 28-të, Reimsi ka mposhtur Nantesin si mysafir me rezultat të ngushtë, 1:2, shkruan Demokracia.com.
Valon Berisha ishte vendimtar me asistimin e tij për Reimsin sonte.
Golin e fitores për Reimsin e shënoi Abdelhamid në minutën e 89-të falë asistimit të Valon Berishës.
Berisha luajti 90 minuta sonte, kurse Arbër Zeneli vetëm 45 sosh.
Me këtë fitore, Reimsi ngritet në vendin e 12-të me 34 pikë, kurse Nantesi mbetet në vendin e 19-të me 24 sosh. /Demokracia.com