Në takimin Inter-Liverpool që u zhvillua ditën e mërkurë për raundin kualifikues të Ligës së Kampionëve, tifozët zikaltër shpalosën një banderolë në stadiumin ‘Giussepe Meazza’.
“Pusho në paqe Gabriel, luftëtar i vogël”, shkruhej në pankartën e tifozëve italianë.
Dedikimi ishte për 8-vjeçarin shqiptar Gabriel Çelaj i cili luante me të rinjtë e Lodit dhe ishte një tifoz i Interit.
Gabrieli vdiq nga limfoma (lloj kanceri që prek sistemin limfatik).
Ai luante në skuadrën e Gso San Fereolo Qyteti i Lodit, miq dhe të afërm e përshëndetën për herë të fundit vogëlushin të martën, në kishën e Robadello./Demokracia.com/