Sport
Ademi shënon dhe kualifikon Dinamo Zagrebin në gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë
Demokracia
22:14 | 03 Mars 2021

Share:

Në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kroacisë, Arijan Ademi ka shënuar gol vendimtar për Dinamo Zagrebin.

Klubi kryeqytetas mposhti sot Slaven Belupon 2:0 dhe u kualifikua në gjysmëfinale, shkruan Demokracia.com.

Bruno Petkoviq e shënoi golin e parë Dinamo Zagrebin, teksa të dytin e shënoi Ademi.

Lirim Kastrati, futbollisti i Kosovës, poashtu luajti sot për Dinamo Zagrebin 90 minuta. /Demokracia.com

Të ngjashme