Sport
Infektimi me koronavirus e detyroi trajnerin ta ndjek ekipin nga shtëpia, qeni i vinte në ndihmë sa herë “shpërthente”
Demokracia
12:11 | 18 Shkurt 2022

Share:

Trajneri i skuadrës që bën gara në Bundesliga, Koln, Stefan Baumgart e ka ndjekur ndeshjen e ekipit të tij nga shtëpia.

Baumgart ishte i detyruar të ndiqte skuadrën e tij në shtëpia, për faktin se ishte i infektuar me COVID-19, përcjell Demokracia.com.

Trajneri i ekipit gjerman zakonisht është shumë i zhurmshëm në stadium, por izolimi në shtëpi e detyroi atë ta shikonte ndeshjen nga TV, ndonëse vazhdimisht nuk bëhej rehat duke lëvizur e brohoritur në dhomë.

Familja e tij e shikonin plotësisht indiferent duke mos i ndërhyrë atij në asnjë moment.

I vetmi që tentonte ta qetësonte trajnerin, Baumgart ishte qeni i tij.


Qeni i tij i shqetësuar për gjendjen e pronarit të tij shpeshher i vendoste këmbët e përparme në supet e tij.

Megjithatë, as kjo nuk ndihmoi. Kur u ul, vazhdoi si më parë, saqë qeni i vuri edhe një herë putrat mbi supe./Demokracia.com/

Të ngjashme