Sport
Vetëm dy minuta për Berishën në humbjen e Fenerbahces
Demokracia
22:13 | 17 Shkurt 2022

Share:

Sulmuesi shqiptar, Mërgim Berisha, ka luajtur si zëvendësues vetëm dy minuta për skuadrën e Fenerbahçes.

Fenerbahçe të enjten mbrëama u mposht në shtëpi nga Slavia e Pragës me rezultatin 3:2, në ndeshjen e parë të fazës nokaut në Ligën e Konferencës.

Berisha u inkuadrua në lojë në minutën e 88-të.

Traore 45’, Dorley 62’ dhe Lingr 64’ ishin shënuesit e skuadrës vizitore. Për skuadrën turke realizuan Pelkas 58’ dhe Kadioglu 83’

Të ngjashme