Sport
S’ka fitues në “Camp Nou”, Rrahmani i plotë kundër Barcelonës
Demokracia
21:03 | 17 Shkurt 2022

Share:

Ndeshja e parë e fazës nokaut në Ligën e Evropës ndërmjet Barcelonës dhe Napolit ka përfunduar baras.

Të enjten në stadiumin “Camp Nou”, Barça barazoi me napolitanët me rezultatin 1:1.

Napoli kaloi i pari në avantazh në minutën e 29-të nëpërmjet Piotr Zielinskit.

Megjithatë, Barcelona që po luan në garën e dytë më të rëndësishme për klube të organizuar nga UEFA për herën e parë që prej edicionit 2003/04, barazoi shifrat në pjesën e dytë.

Qendërmbrojtësi Juan Jesus preku topin me dorë dhe gjyqtari akordoi penallti në të mirë të “blaugranas”.

Nga 11-të metra nuk dështoi sulmuesi spanjoll, Ferran Torres.

Takimi kthyes do të luhet pas një jave në Itali.

Amir Rrahmani ishte titullar te Napoli të enjten mbrëma dhe e kompletoi ndeshjen.

Të ngjashme