Kuriozitete
U shkëputi internetin fëmijëve, babai rrezikon 6 muaj burg dhe 30 mijë euro gjobë
Demokracia
17:30 | 17 Shkurt 2022

Share:

Një baba francez rrezikon burgu pasi i shkëputi internetin fëmijve të tij dhe një pjese të qytetit në Messanges.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se ai shkëputi internetin për fëmijët e tij pasi po qëndronin shumë në rrjetet sociale.

Ai pa dashje teksa po shkëpuste internetin për shtëpinë e tij, shkëputi edhe internetin në disa shtëpi të tjera.

Babai i paidentifikuar, rrezikon deri në 6 muaj burg dhe një gjobë të madhe për shkëputjen e internetit të qytetit. Ai gjithashtu do përballet me një gjobë deri në 30,000 Euro (rreth 34,000 dollarë).

Gjoba dhe dënimi vjen pasi ai përdori një bllokues valësh gjë që është e paligjshme në Francë.

Të ngjashme
Kuriozitete • 09 Maj 2025