Lajme
15:39| Ora historike, momenti kur Kosova shpallet shtet i pavarur dhe demokratik
Demokracia
15:39 | 17 Shkurt 2022

Share:

Momenti i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës mbetet historik.

Ky moment do të shënonte edhe një hap të madh për politikanët e Kosovës, të cilët kishin vendosur ta çonin një hap më përpara vendin.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Ish-kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi lexoi në Kuvend deklaratën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi përmes vendimit këshillëdhënës se Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar. /Demokracia.com/

Të ngjashme