Sport
Mohamed Salah tregohet njeri i madh, shikojeni mënyrën sesi ia dhuron fanellën një tifozi në “Giuseppe Meazza”
Demokracia
14:54 | 17 Shkurt 2022

Share:

Skuadra e Liverpoolit ka vazhduar me formë të mirë edhe në Ligën e Kampionëve.

‘The Reds’ kanë triumfuar në udhëtim te Interi me rezultat 2-0, në duelin e parë të vlefshëm për 1/8 e finales në garën më prestigjioze për klube në Evropë.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Guiseppe Meazza’ në Milano, golat për ekipin anglez i realizuan Roberto Firmino dhe Mohamed Salah.

Pas përfundimit të ndeshjes sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, ia dhuroi fanellën një tifozi, i cili ia kërkoi përmes një pankarte.

Më poshtë gjeni momentin kur sulmuesi egjiptian ia dhuron fanellën një tifozi të pranishëm në stadium.

Të ngjashme