Sport
Futbollistët e Gjilanit i këndojnë Adem Jasharit për përvjetorin e 14-të të Pavarësisë së Kosovës
Demokracia
13:53 | 17 Shkurt 2022

Share:

Futbollistët dhe stafi teknik i SC Gjilanit kanë zgjedhur një mënyrë tjetër për ta festuar përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Kosova sot shënon 14-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj në vitin 2008, raporton Demokracia.com.

“Kuqebardhët” zgjodhën që të gjithë së bashku në dhomat e zhveshjes së stadiumit të këndojnë këngën “Mora Fjalë” që i dedikohet komandantit legjendar, Adem Jasharit.

Në festë shihet edhe trajneri i kësaj skuadre, Ismet Munishi duke kënduar me emocion të madh.

Më poshtë mund ta shini atmosferën festive te Gjilanit./Demokracia.com/

Të ngjashme