Sport
Kosovën e uron edhe legjenda Lorik Cana: Gëzuar, u bëfsh Shqipëri
Demokracia
12:56 | 17 Shkurt 2022

Share:

Ish-kapiteni dhe legjenda e Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ka uruar përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Kosova sot shënon 14 vjetorin e ditës së Pavarësisë të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008, raporton Demokracia.com.

Ish-mbrojtësi shqiptar në këtë ditë të veçantë të shtetit të Kosovës ka shpërndarë betimin e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Urimi i plotë i Lorik Canës (pa ndërhyrje):

Unë, ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe BASHKIMIN E TYRE. Do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i diciplinuar, i gatshëm që në çdo kohë pa kursyer as jetën time të luftoj për t`i mbrojtur interesat e shenjta të atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhëtoj, qoftë i humbur gjaku im.

Betohem, betohem, betohem.”

Gëzuar pavarsinë e Kosovës,

U bëfsh SHQIPNI. /Demokracia.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lorik Cana (@lorikcana)

Të ngjashme