Atletico e Madridit u mposht 1-0 nga Levante mbrëmjen e djeshme (mërkurë). Si për të mos mjaftuar humbja, Gimenez është bërë pjesë e një skene të pahijshme.
Në minutën e 80-të, mbrojtësi i skuadrës madrilene ishte duke dalë në kundërsulm, por në momentin që shkon në mesfushë ndalet dhe pason horizontalisht për shokun e tij të skuadrës.
Një veprim ky që ka mërzitur tifozët, të cilët kanë nisur ta vërshëllejnë.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i uruguajanit, që kthehet me fytyrë drejt tyre dhe u bën me shenjë që “ta qepin“ gojën.
Sigurisht që kjo ka nervozuar edhe më shumë tifozët e Atleticos, të cilët e kanë shoqëruar lojtarin e tyre me vërshëllima sa herë që binte në kontakt me topin./Demokracia.com/