Klubi i Futbollit Drita ka uruar përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Kosova sot shënon 14 vjetorin e ditës së Pavarësisë të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008, raporton Demokracia.com.
Faqja zyrtare e klubit gjilanas ka publikuar një fotografi ku shihen futbollistët dhe stafi teksa mbanin me duar një pankartë me mesazhin e urimit, ndërsa nuk munguan edhe flamujt e Kosovës.
“Urime 14 vjet shtet”, shkruhet në mesazhin e pankartës që mbanin në duar futbollistët e nënkampiones së Kosovës në futboll.
Personalitete të njohura të sportit kanë shfrytëzuar rastin të urojnë përvjetorin e 14 të Pavarësisë së shtetit të Kosovës./Demokracia.com/