Sport
Trileri prej gjashtë golash mes Sassuolos dhe Napolit mbyllet në paqe
Demokracia
20:30 | 03 Mars 2021

Share:

Me gjashtë gola të shënuar është mbyllur ndeshja dramatike mes Sassuolos dhe Napolit.

Në “Mapei Stadium”, Sassuolo ka qenë sonte nikoqire e Napolit, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e vlefshme për javën e 25-të në Serie A u mbyll baras 3:3.

Autogoli i Maksimoviqit (’34) dhe golat e Berardit (’45) dhe Caputos (’90+4) e shpëtuan Sassuolon nga humbja.

Kurse, për Napolin shënuan Zielinski (’38), Di Lorenzo (’72) dhe Insigne (’89).

Amir Rrahmani luajti 90 minuta sonte për Napolin, teksa Elseid Hysaj vetëm 73 minuta.

Pas 25 javësh, Napoli ndodhet në vendin e pestë në tabelë me 44 pikë, kurse Sassuolo në vendin e tetë me 36 sosh. /Demokracia.com

Të ngjashme