Bëhet e ditur se shumë mërgimtarë kanë ardhur përmes pikave kufitare të Kosovës dhe aeroportit të Prishtinës, për të festuar përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Sipas zyrtarëve të informimit nga aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, në muajin shkurt ka pasur dukshëm rritje të numrit të mërgimtarëve në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ndërkohë mërgimtarët e shumtë janë shprehur se kanë ardhur ekstra për të festuar Festën e Pavarësisë së Kosovës.
E.A. (40 vjeçe) ka treguar se ka ardhur nga Gjermania në vendlindje për të festuar ditën e Pavarësisë së Kosovës.
“Kam ardhur sot, me gjithë familjen time nga Gjermania për të festuar pavarësinë e Kosovës dhe për të kaluar kohë me familjarët e mi”, ka thënë ajo.
Edhe përmes pikave kufitare ka rritje të ardhjeve të mërgimtarëve. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bën të ditur se ka një rritje të ardhjeve të mërgimtarëve në ditët e fundit, pavarësisht se nuk ka një shifër të caktuar. /Gazeta Express/