Trajneri i Llapit, Tahir Batatina nëpërmjet një postimi në rrjetin sociale Facebook ka uruar Kosovën për përvjetorin e 14-të të Pavarësisë.
Sot, 14 vjet më parë, Kosova e shpalli Pavarësinë e saj në vitin 2008, raporton Demokracia.com.
Batatina në urimin e tij ndër tjerash u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të krijojnë kushte për të rinjtë që mos ta braktisin vendin.
Tekniku llapjan ndër tjerash është shprehur krenar që ka qenë pjesë e etapave historike deri te Pavarësia e Kosovës.
Mesazhi i plotë i Tahir Batatinës:
Urime 17 Shkurti, dita e Pavarësisë së Kosovës!
Ditë e cila festohet dhe kujtohen shumë gjëra të rëndësishme me periudha të gjata nga okupimi, pastaj tek njerëzit intelektualë që filluan rezistencën paqësore dhe demokratike deri tek lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe fillimi i nië shteti të ri të sa po lindur.
Lavdi për të gjithë ata që u flijuan për Pavarësinë e Kosovës dhe shtetin tonë. E gëzofshim së bashku por duhet ende më shumë vëmendje dhe kujdes më të madh nga institucionet e Kosovës për qytetarët dhe sidomos rininë tonë që t’iu krijojmë kushte që mos ta braktisin vendin.
Jam krenar që isha pjesë e etapave më të rëndësishme të historisë deri tek Pavarësia e Kosovës.
URIME 14 VJET SHTET!
T.B./Demokracia.com/