Disa lojtarë të Bayern Munichut kanë marrë kërcënime me vdekje përmes një letre anonime.
Në letrën e titulluar “shpëto ligën, shpëto futbollin, vdekje derrave të pistë bavarezë”, shfaqen emrat e Robert Lewandowskit, Sergi Gnabrit dhe kapitenit Manuel Nouer.
Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, policia gjermane, përmes St.Pauli, ka marrë në dorëzim letrën dhe ka nisur hetimet me dyshimin për kërcënime dhe prishje të rendit publik.
Bayern Munihu nuk ka komentuar ende për atë që ka ndodhur. Skuadra e Jyrgen Nagelsmann, e fokusuar te fusha e blertë, do të përballet sonte me Salzburgun, në ndeshjen e parë 1/8 të Ligës së Kampionëve. /Demokracia.com